I jepet lamtumira diplomatit Bashkim Zeneli, familja njofton detajet e homazheve në Kuvend Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se ministrja ‘Diella’ do të ndihmojë këdo që ka vështirësi për përdorimin e portalit e-Albania, duke nisur që nga gjetja e shërbimit e deri te plotësimi i formularëve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka bërë të ditur se 19 shërbime tashmë janë më të lehta për t’u përdorur, ndërsa hyrja në e-Albania, sipas kryeministrit mundësohet edhe përmes Face ID ose gjurmës së gishtit, pas aktivizimit.
“Të dashur prindër dhe gjyshër, tani mjafton t’i flisni Diellës dhe ajo ju ndihmon hap pas hapi, nga gjetja e shërbimit te plotësimi i formularëve e-Albania 👵👴
📲 19 shërbime tashmë më të lehta për t’u përdorur, ndërsa hyrja në e-Albania mundësohet edhe përmes Face ID ose gjurmës së gishtit, pas aktivizimit😍
🎥 Ndiqni udhëzimet në video dhe shikoni sa e thjeshtë është🤝🇦🇱”, shkruan kreu i qeverisë krahas videos së postuar në rrjetet sociale.
Top Channel