Ilyana Yotova shkruan historinë në Bullgari, bëhet presidentja e parë grua e vendit Dy persona, një burrë dhe një grua, kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu gjatë natës një depo të braktisur në Portin e Vjetër të Triestes, në verilindje të Italisë.
Zona ku ndodhi ngjarja përdoret si strehim i përkohshëm nga emigrantët që mbërrijnë në Trieste përmes rrugës ballkanike.
Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën disa automjete zjarrfikëse, policie dhe shërbimesh emergjence, të cilat ndërhynë për të vënë zjarrin nën kontroll.
Gjatë operacionit për shuarjen e flakëve, ekipet e shpëtimit zbuluan dy trupa të pajetë, të cilët ishin karbonizuar. Ndërkohë, nga përhapja e zjarrit u shemb edhe një pjesë e papafingos së ndërtesës.
Rrethanat dhe shkaqet e zjarrit mbeten për t’u përcaktuar.
Top Channel