Rama publikon videon për përdorimin e e-Albania: Gjyshër, tani mjafton t’i flisni Diellës për gjetjen e shërbimit

2 Nëntor 2026 | 09:52

Edi Rama ka publikuar një video rreth përdorimit të e-Albania nga mosha e tretë kryesisht por jo vetëm.

Në videon e publikuar, ai tregon se si njeriu mund të kryejë veprimet për të gjetur shërbimet e nevojshme duke komunikuar me zë me Diellën. Sipas kryeministrit, kjo sjell dhe lehtësim në përdorimin e saj.

“Të dashur prindër dhe gjyshër, tani mjafton t’i flisni Diellës dhe ajo ju ndihmon hap pas hapi, nga gjetja e shërbimit te plotësimi i formularëve e-Albania

19 shërbime tashmë më të lehta për t’u përdorur, ndërsa hyrja në e-Albania mundësohet edhe përmes Face ID ose gjurmës së gishtit, pas aktivizimit

Ndiqni udhëzimet në video dhe shikoni sa e thjeshtë është”, shkruan Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 21 e protestës së studentëve, kryeministri Rama përsërit thirrjen për dialog

Kreu i qeverisë ka përsëritur thirrjen për dialog me studentët protestues, duke vendosur sërish përpara godinës së Kryeministrisë tavolinën prej guri, mbi të cilën janë...
08:29 | 02/11/2026

Aksident tragjik në Shkodër, makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet teksa...
16:52 | 01/11/2026

U ndaluan pas konfliktit për simbolin e shqiponjës, lirohen katër nxënësit shqiptarë në Mal të Zi

Katër nxënësit shqiptarë të mitur nga Durrësi, të ndaluar më 31 tetor në Kotorr të Malit të Zi, janë liruar pa dënim pas përfundimit të...
16:35 | 01/11/2026