Avokati Saimir Vishaj ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe është i intubuar në Spitalin e Traumës.
Burime nga spitali bëjnë me dije se Vishaj është transportuar në këtë strukturë shëndetësore pas dyshimeve se ka rënë nga shkallët.
Mjekët po i japin ndihmën e nevojshme, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet kritike.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
