Komisioni i Ligjeve është mbledhur paraditen e kësaj të hëne, ku në rend dite është projektbuxheti i vitit 2027 dhe paketa fiskale.
Deputetët e opozitës kanë vendosur që të mos marrin pjesë në mbledhje, ndërkohë që i ftuar për buxhetin është ministri i Financave, Petrit Malaj.
Mospjesëmarrja e tyre vjen pas kaosit në Kuvend gjatë dy seancave të fundit, ku opozita ka deklaruar se nuk mund të jetë një jetë normale parlamentare, ndërsa studentët janë ngritur në revoltë kundër kryeministrit Edi Rama.













