E hënë, 2 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Presidenti Begaj dekreton ndarjen e re administrativo-territoriale, në lokalet e 9 majit do votohet për 46 bashki

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar ndarjen e re administrative-territoriale, duke i hapur rrugë zbatimit të organizimit të ri të njësive të qeverisjes vendore në vend.

Shqiptarët votojnë në zgjedhjet lokale të 9 majit 2027 me reformën e re administrative territoriale.

Ndarja e re administrativo-territoriale, parashikon organizimin e territorit në 46 bashki dhe 77 qytete përbërëse, ndryshe nga reforma e mëparshme me 61 bashki.

Reforma e re territoriale u votua me 85 vota pro, në orët e para të mëngjesit të 9 tetorit në Kuvend, në një seancë maratonë, e cila nisi prej orës 10:00 të 8 tetorit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.