Basha dhe AFD diskutojnë projektet e lidhjes hekurudhore Kosovë–Shqipëri

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, priti drejtorin e Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD) për Ballkanin Perëndimor, Arnaud Dauphin. Në qendër të bisedës ishte bashkëpunimi për projektet hekurudhore që lidhin Kosovën me Shqipërinë.

Sipas njoftimit, palët shqyrtuan mënyrat për të çuar përpara bashkëpunimin trepalësh mes Kosovës, Shqipërisë dhe AFD-së. Ky bashkëpunim synon zhvillimin e lidhjeve hekurudhore, lehtësimin e transportit dhe forcimin e zhvillimit ekonomik rajonal.

Të lidhura

None found


Shtuar më 2.11.2026 10:22

Quantcast