Lajmi i fundit

LIVE/ Lideri i PD Sali Berisha paraqitet në ambientet e SPAK për masën e sigurisë

'Lufta' për GJK në Poloni, Vasili: Ishte e njëjta situatë si në Shqipëri, me gjyqtarë të betuar tek ‘Noteri i Lanës’

09:45, 02/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv ka qenë ish deputeti Petrit Vasili.  Ai ka shpjeguar situatën me Gjykatën Kushtetuese në Poloni dhe ngjashmërinë me situatën e zgjedhjes së anëtarëve të GJK në Shipëri me ‘noter’ tek Lana.

Flavio Qarri: Një komnet tëndin për atë që po ndodh në Poloni...

Petrit Vasili: Për sa i takon asaj që ju me te drejtë e shikoni për momentet dramatike që po kalon Polonia. Këto situata burojnë nga ajo pjesë e Brukselit alla Vlahutin, Mogherini...etj. Tashmë një grup i madh që funksionin jo mbi parime por mbi ato që janë klientelizmat shumë të rrezikshme të pjesëve me peshë të Brukselit lidhur me lojën me drejtësinë. Çfarë ka ndodhur në Poloni që edhe publiku të kuptojë edhe të prishim së bashku këtë embargo për të mos folur për Poloninë sepse dhëmb shumë Polonia në këtë rast, pasi është një pasqyrë ku shikohen pikërisht ngjarjet e 2020 ku konflikti këtu, nuk ishte thjesht për betimin, ishte një element shumë thelbësor betimi, por kryesorja ishte tentativa për të rrëmbyer anëtarë të Gjykatës Kushtetuese që i takonte ta emëronte Presidenti i Republikës, sipas kushtetutës, nga ana e qeverisë. Kjo ishte thelbi. Dhe më pas për të realizuar këtë skenar dhe për pasojë që metaforikisht e kemi quajtur ‘betim tek Lana’. Pasi u bë një betim tek një notere dhe kjo deklaratë noteriale ju dërgua presidentit.

Po në Poloni çfarë ndodhi. Në emër të gjoja  depolitizimit të Gjykatës Kushtetuese që ka 15 anëtarë, ky liberal socialisti Donald Tusk, ndryshon rreth 9 anëtarë të GJK. Ju e kuptoni marrjen e kontrollit absolut, ku në emër të gjoja depolitizimit jo vetëm e mbrojnë besnikët e vet po arrin të emërojë i fundit nga ato emërimet ministrin e tij për tre vjet radhazi për ta çuar në kushtetuese. Ky është elementi i parë.

Elementi i dytë çfarë bëjnë. Për të bërë fakt të kryer këtë gjë pasi Presidenti nuk i pranonte këto emërime për shkak të parregullsive që kishte. Pranoi dy që ishin bërë në mënyrë korrekte. Çfarë bënë. Ashtu si noterja e Lanës në Shqipëri, këta u futën në një zyrë të parlamentit polak dhe përpara një noteri bënë edhe këta betimin dhe i nisen sekretarisë së Presidentit këto letrat që i kishin bërë tek noteri.

Sigurisht presidenti i Polonisë, i zgjedhur drejtpërsëdrejti nga populli dhe me fuqi të tjera kushtetuese më të mëdha, sigurisht i refuzoi.

Çfarë bëjnë këta me këto sjelljet e tipit Ramaforma dhe të Ramashtet. Pra të shteteve policore, që fillojnë aty ku dhunojnë në mënyrë kriminale njerëzit, ashtu bëjnë edhe me gjykatat. Dhe çfarë bën Tusku në Poloni. Merr policinë, një trupë të mirë policie, futet nga një dera e pasme e GJK dhe fut me zor gjykatësit e ‘Lanës’ në gjykatë, vulosin dhe mbërthejnë me zinxhirë dyert e zyrave pasi para se të ndodhin këto gjera, një gjykatëse besnike e tyre në GJK, një gjykatëse tek, se kjo është edhe e pabesueshme, me demek gjykatësja më e vjetër, merr përsipër dhe shkarkon presidentit dhe zv/presidentin e Gjykatës Kushtetuese të cilët ishin emëruar nga Presidenti i Republikës, sepse kushtetuta polake i jep te drejtë Presidentit të Republikës të zgjedhë, Kryetarin dhe zv/kryetarin e GJK. Kjo gjykatësja, merr përsipër të shkarkojë këta. Ndërkohë që kushtetua polake e ka të qartë se mund të aplikohen gjera të tilla në rast se presidenti është i pamundur. Komiteti i Helsinkit polak është ngritur në këmbë për këtë çështje për te evidentuar paligjshmërinë.

Më tutje duke e bërë këtë grusht shteti të hapur, pra rrëmbim me polici të Gjykatës Kushtetuese, arrijnë deri aty saqë e detyrojnë presidentin, se gjithçka u bë pas krahëve te Presidentit, presin që ai të nisej në një vizitë zyrtare. Ndërkohë Presidenti Polak i nisur për në Sengel, kthehet dhe detyrohet të futet me forcë ne Gjykatën Kushtetuese dhe rihap zyrën e kreut të GJK. Për të venduar normalitetin...

Flavio Qarri: nëse plani i Tusk do të kishte shkuar deri ne fund e nëse avioni nuk do të kthehej nga Senegali. Evropa do ja kishte pranuar këtë maskaradë polonisë?

Petrit Vasili: Para se te ndodhte kjo ngjarje., Kjo pjesë e Evropës, alla Vlahutin ... kemi pare të gjithë këtë...që kanë futur turinjtë e kanë shkatërruar drejtësinë. Ata kishin përgatitur nja dy opinione paraprake në favor të Tuskut...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco