Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar ligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale të Shqipërisë, duke i hapur rrugë zbatimit të hartës së re të njësive të qeverisjes vendore.
Me ndarjen e re, numri i bashkive në vend do të reduktohet nga 61 në 46, duke sjellë ndryshime në organizimin territorial të pushtetit vendor.
Harta e re do të aplikohet në zgjedhjet vendore të vitit 2027, ku qytetarët do të votojnë për kryetarët dhe këshillat bashkiakë sipas ndarjes së re administrativo-territoriale.
Përmes dekretit të tij, Presidenti ka shpallur ligjin nr. 100/2026, “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”.
Në dekretin e kreut të shtetit thuhet:
“Në mbështetje të nenit 84, pika 1, dhe nenit 93 të Kushtetutës,
DEKRETOJ:
Shpalljen e ligjit nr. 100/2026, ‘Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë’.”
Me këtë ndryshim, Shqipëria do të ketë 15 bashki më pak se aktualisht, ndërsa ndarja e re pritet të sjellë riorganizimin e pushtetit vendor në të gjithë vendin.
