Kryesia e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike është mbledhur ditën e sotme në kryesinë e Kuvendit, për të diskutuar për qëndrimin që duhej mbajtur ndaj komisioneve parlamentare.
Pas diskutimeve u vendos që tek Ekonomia të jetë një pjesëmarrje e plotë e të gjithë deputetëve të Partisë Demokratike, ndërsa në komisionet e tjera të shkojë vetëm nga një përfaqësues.