Kryesore

Berisha sulmon SPAK dhe Altin Dumanin: Mercenar i padrinos së Shqipërisë. Prokuroria e Posaçme ka amnistuar krimin elektoral, ky është institucion i narkoshtetit

10:31 - 02.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i PD, Sali Berisha hodhi akuza të ashpra në adresë të ish-drejtuesit të SPAK, Altin Dumani duke e quajtur mercenar të kryeministrit Edi Rama.

Teksa doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme ku u ndodhej në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha tha se ky institucion ka amnistuar krimin elektoral, ndërsa e quajti
SPAK-un institucion të narkoshtetit.

Sali Berisha:

Së pari, një përshëndetje të përzemërt të gjithëve ju miq që jeni këtu dhe të gjithë qytetarëve që ndjekin këtë prononcim para shtypit në oborrin e selisë së Partisë Socaliste bis, numër 2 apo seksionin special të kësaj partie. ‘Altin Gjoka Hajri Troplini dhe pesë mbiemra të tjerë, armikut të egër të pluralizmit politik dhe votës së lirë të shqiptarëve, mercenarit të Padrinos së Shqipërisë, Edvin Kristaq Xhelati, drejtësia vonon, por nuk harron’.

Edhe njëherë dua të denoncoj krimin monstruoz të amnistisë nga ky institucion partiak të krimit elektoral.
Krimi elektoral në Shqipëri është sot i certifikuar me dokumentet më themelore të institucioneve ndërkombëtare që merren me zgjedhjet.
Krimi elektoral në Shqipëri ka arritur formën më të egër, më barbare, atë që quhet parti-shtet.
Institucionet më serioze ndërkombëtare, ODIHR, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe Parlamentin Evropian kanë gjetur se zgjedhjet e 11 majit, partia dhe shteti, institucioni dhe strukturat partiake u shkrinë në një.
Por kjo për Altin Hajrin Gjokën Troplinin Farrukun, se zinxhirin e ka të pafundëm ky, pra për të, kjo nuk është krim.
Ky seksion i PS kryen krim të rëndë kushtetues kur nuk heton krimin elektoral dhe e amniston atë.
Shndërrohet në patericë kryesore të narkoshtetit dhe jo rastësisht mund t’u them se radhën tjetër do vij me maska antidrogë se aty qelbej drogë vendi.
Nuk e di se ç’kishte ndodhur sot, por u detyrova të përdor një shami xhepi si maskë për shkak të kundërmimit në të katër anë drogë të këtij institucioni.
Dhe krenarë se janë institucion i narkoshtetit.
Krenarë se mbrojnë narkoshtetin, i cili përbën pushtuesin më të egër të kombit shqiptar në të gjitha kohërat.
Përbën shkatërrimtarin më të madh të qenies sonë kombëtare, varfëruesin më të madh të shqiptarëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.