Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dekretuar sot më 2 nëntor reformën e re territoriale.
Me këtë dekretim, qytetarët tashmë do të votojnë në zgjedhjet vendore për 46 bashki të vendit.
“Në mbështetje të nenit 84, pika 1, dhe nenit 93 të Kushtetutës,
DEKRETOJ:
Shpalljen e ligjit nr. 100/2026, “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipëris딓, thuhet në njoftimin e Presidencës
Në një seancë maratonë të mbajtur më 9 tetor, Parlamenti, miratoi me 85 vota pro të shumicës dhe 34 kundër të opozitës ndarjen e re administrativo-territoriale, që parashikon organizimin e territorit në 46 bashki dhe 77 qytete përbërëse.
Mosdakordësia e opozitës për propozimin e shumicës që shkriu 15 bashki ekzistuese me njësi më të mëdha vendore u shoqërua me debate të ashpra dhe tensione.
Deputetët demokratë hodhën sende dhe ujë në drejtim të kryeministrit dhe përfaqësuesve të mazhorancës, të cilët, pavarësisht kritikave nga foltorja, e mbështetën me votë projektligjin.
Jo vetëm gjatë procesit të votimit, por edhe gjatë diskutimeve 14 orëshe, opozita kundërshtoi ndarjen, duke propozuar mbajtjen e një referendumi.
Por socialistët i ftuan sërish në tryezë për ringritjen e këtij komisionit të posaçëm për territorialen, për të diskutuar për funksionin që do kenë bashkitë e reja. Demokratët këmbëngulin se reforma u bë për efekt elektoral.











