Begaj dekreton Reformën Territoriale, Shqipëria voton më 9 maj për 46 bashki

Politikë | 6 minuta më parë

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ligjin e ri për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Shqipëri, duke i hapur rrugë zbatimit të hartës së re territoriale në zgjedhjet vendore të 9 majit 2027.

“Në mbështetje të nenit 84, pika 1, dhe nenit 93 të Kushtetutës, DEKRETOJ: Shpalljen e ligjit nr. 100/2026, “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në vendim.

Në zgjedhjet e ardhshme vendore, më 9 maj 2027, qytetarët do të votojnë për drejtuesit e 46 bashkive, sipas ndarjes së re administrative të miratuar nga Kuvendi.

Reforma territoriale u miratua në Kuvend më 9 tetor 2026, pas një seance maratonë që zgjati më shumë se 14 orë dhe u shoqërua me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës. Projektligji mori 85 vota pro, 34 kundër dhe asnjë abstenim.

Sipas organizimit të ri, Shqipëria do të ketë 46 bashki, ndërkohë ndarja në 12 qarqe mbetet e pandryshuar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme