Begaj dekreton hartën e re territoriale, bashkitë reduktohen nga 61 në 46

2 Nëntor 2026 | 10:35

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar ligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale të Shqipërisë, duke i hapur rrugë zbatimit të reformës që parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46.

Miratimi i kësaj reforme është shoqëruar me debate të forta politike mes mazhorancës dhe opozitës, si dhe me protesta të banorëve në disa qytete, të cilët kanë kundërshtuar ndryshimet në organizimin e njësive të qeverisjes vendore.

Sipas hartës së re territoriale, Shqipëria do të organizohet në 46 bashki, ndërsa ndarja në 12 qarqe do të mbetet e pandryshuar.

Reforma synon riorganizimin e pushtetit vendor, ndërsa zgjedhjet e ardhshme lokale do të zhvillohen sipas ndarjes së re administrativo-territoriale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zgjedhjet lokale, Çela: Vija e kuqe e “Shqipëria Bëhet” janë individët që kanë abuzuar me pushtetin

I ftuar në “Review” me Greta Topjanën, anëtari i kryesisë së lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Ervis Çela, deklaroi se kjo forcë politike ka vijë të kuqe...
21:56 | 01/11/2026

Lëvizja Bashkë gati për një kandidat të përbashkët në zgjedhje? Redi Muçi: Vijë e kuqe, Berisha

I ftuar në “Review” me Greta Topjanën, deputeti i “Lëvizjes Bashkë”, Redi Muçi, deklaroi se Arlind Qori do të jetë kandidati i kësaj partie për...
21:55 | 01/11/2026

Doda: Partia Mundësia e hapur të shqyrtojë një kandidat për kryetar bashkie që vjen nga protesta

E ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Mundësia, Barbara Doda, deklaroi se kjo forcë politike po përgatitet për zgjedhjet...
21:35 | 01/11/2026