Lajmi i fundit

LIVE/ Lideri i PD Sali Berisha paraqitet në ambientet e SPAK për masën e sigurisë

SKANDALI - Qeveria kthen Shkodrën në kosh mbetjesh urbane, Hoti: Kjo është e papranueshme, në asnjë lloj aspekti

10:16, 02/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në  emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv ka qenë deputeti demokrat Kliti Hoti i cili ka folur për skandalin e radhës së qeverisë që do të kthejë Shkodrën në një pikë depozitimi të mbetjeve urbane të pothuajse të gjithë Shqipërisë.

Flavio Qarri: Çfarë do të thotë që të jetosh në landfillin më të madh që Ballkani ka parë.

Kliti Hoti: Kjo është për shkodren, dhe kjo është e papranueshme. Sepse ne kemi që në vitin 2011 që është punuar për të realizuar një skenar komplet tjetër dhe kemi rreth 15 vjet që kjo qeveri nuk po e realizon, e jo vetëm që nuk po e realizon le të themi, landfillin apo këto inceneratorët ato në mënyrë faktike, por as legjislacionin. Janë paguar 4 milionë euro nga donatorët evropianë për përmirësimin e legjislacionit të paktën në letër. Ndërkohë që 1 e treta e gjithë Shqipërisë do te sjellë mbetjet urbane në Shkodër. Gjë që është papranueshme. Kjo do të sjellë probleme jashtëzakonisht shumë të mëdha, tek pjesa shëndetësore në atë pjesë. Do të jetë komplet e papranueshme. Në prill 2026 ishte një zjarr në landfillin e Shkodrës në Bushat.

Dhe u bë një kërkesë për sa i përket problemeve që do të sjellin mbrapa ku zjarr. Dhe ju bë një kërkese edhe agjencisë rajonale të mjedisit, ministrisë së mjedisit në Tiranë dhe nuk kishte asnjë reagim. Sepse u kërkua për pjesën e situatës shëndetësore, për pjesën e nivelit të dioksinave, të cilat janë klasifikuar si lëndë kancerogjene te klasit të parë, për pjesën e ujërave nëntokësore, për pjesën e riprodhimit pas 5 ose 10 vjetësh dhe nuk kemi asnjë informacion, tani e imagjinoni në qoftë se do të vijnë një e treta e bashkive të Shqipërisë do të sjellin mbetjet urbane në Shkodër. Pra nuk është thjesht kapaciteti që do të jetë i papranueshëm, nuk është thjesht se do të jenë të paktën 100 makina që do të vijnë në Shkodër. Por pjesa shëndetësore është krejtësisht e papranueshme. Sepse landfilli i Shkodrës apo i Bushatit është drejt kapacitete të tij të plotë.

Flavio Qarri: Në këtë moment shkodra s’ka ku çon plehrat e veta, dhe vendimi i qeverisë është, hajde ti çojmë gjithë plehrat e Shqipërisë.

Kliti Hoti: Ky diskutim u ba edhe vjet. Në komisionin parlamentar, në dhjetor të 2025 i kam kërkuar ministrit të linjës që plehrat dhe mbetjet urbane të të gjithë Shqipërisë nuk mund të vijnë në Shkodër. Në çdo lloj sensi është e papranueshme. Mu premtua e tha jo...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco