Këngëtari shumë i dashur nga publiku, Labinot Tahiri e ka nisur javën me një mesazh të veçantë, teksa ka ndarë një foto i shtrirë në makinë. Pas koncerteve në Lyon dhe Bruksel, Tahiri ka ndarë disa fjalë motivuese, duke uruar që java të jetë e mbushur me dashuri, vetëbesim dhe sa më pak stres. “Gjithçka e vështirë që ishte për ju e mua, do të kalojë dhe do ta prekni paqen me dorë e zemër”, është një nga mesazhet që përcjell Tahiri. Ai gjithashtu thekson se jeta ka vështirësitë e saj, por se duhet të ruajmë shpresën, besimin dhe dashurinë.
Postimi i plotë
Mirëmëngjesi Kosovë e Shqipëri!
Tani sa kam arritur prej Lionit dhe Brukselit.
Tani fillimi i javës, e unë uroj më të mirat për ju, pa stres e me një zemër të mbushur me dashni dhe vetëbesim.
Gjithçka e vështirë që ishte për ju e mua, do të kalojë dhe do ta prekni paqen me dorë e zemër.
Përjetime nga jeta ime që ta dini se paqja do të vijë për secilin në kohën e duhur; sepse nuk ka kohë edhe Zoti me u marrë vetëm me vështirësitë tona! Prandaj na lehtëson në jetë dhe na i gëzon zemrat.
Labil
Pak motiv prej gjumit për ju edhe mua.
