• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
JavanewsJavanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
JavanewsJavanews
Home Kryesoret

Radarët inteligjentë nisin nga janari! “Big Brother” në 14 akse rrugore të vendit

by A R
02/11/2026 10:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 200 kilometra rrugë në Shqipëri do të monitorohen nga sistemet e reja inteligjente. Policia e Shtetit ka nisur përgatitjen e efektivëve që do të punojnë në Qendrën e Monitorimit të Trafikut, ndërsa për këtë funksion të ri parashikohet edhe një rritje e pagave, që mund të shkojnë deri në 1500 euro.

Nga 1 janari, kontrolli i qarkullimit rrugor në Shqipëri pritet të hyjë në një fazë të re. Radarët inteligjentë dhe pajisjet e avancuara të mbikëqyrjes do të aktivizohen në akset kryesore të vendit, me qëllim identifikimin dhe dokumentimin e shkeljeve të drejtuesve të automjeteve.
Pas instalimit të pajisjeve në disa prej rrugëve me fluksin më të lartë të qarkullimit, tashmë po punohet për përgatitjen e strukturave që do të bëjnë të mundur funksionimin e sistemit. Burime bëjnë me dije se kanë nisur trajnimet për një grup punonjësish të Policisë së Shtetit, të cilët do të monitorojnë dhe analizojnë informacionin e përftuar nga radarët, përmes Qendrës së Monitorimit të Trafikut.

Efektivët do të angazhohen në një model të ri pune, ku shkeljet rrugore do të evidentohen përmes teknologjisë, pa qenë e nevojshme që çdo kontroll të kryhet nga patrullat në terren. Nga ambientet e qendrës operative, ata do të kenë mundësi të ndjekin në kohë reale lëvizjen e automjeteve dhe të identifikojnë shkeljet e regjistruara nga sistemet inteligjente.

Përveç ndryshimit në mënyrën e kontrollit, projekti shoqërohet edhe me një rishikim të trajtimit financiar të efektivëve që do të punojnë në këtë strukturë. Sipas informacioneve të siguruara, pagat për punonjësit e angazhuar në këtë detyrë të re pritet të rishikohen, duke arritur deri në 1800 euro.

Si do të funksionojnë radarët inteligjentë?

Sistemi i ri do të mbështetet në teknologji të avancuara të mbikëqyrjes tokësore, detare dhe ajrore, të cilat do të kombinohen me pajisje monitorimi të instaluara në mënyrë të përhershme apo të lëvizshme.
Radarët do të regjistrojnë dhe përcjellin të dhëna të detajuara për objektivat e identifikuara, përfshirë pozicionin, drejtimin e lëvizjes, shpejtësinë, kohën dhe përmasat.

Në të njëjtën kohë, kamerat do të regjistrojnë përmes fotografive dhe videove lëvizjen e automjeteve, duke krijuar një arkiv të dhënash që do të shërbejë për evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit.
Pjesë e teknologjisë së integruar në këtë sistem do të jenë edhe kamerat me rreze aktive, sensorët, si dhe pajisjet që operojnë përmes frekuencave radio.

Zbardhen 14 akset e para: Rrugët që do të monitorohen nga radarët inteligjentë

Sipas informacionit të siguruar faza e parë e projektit do të përfshijë 14 segmente rrugore, të cilat së bashku shtrihen në një gjatësi prej afro 200 kilometrash.
Në listën e akseve të përzgjedhura janë disa prej korridoreve më të rëndësishme të transportit, që lidhin Tiranën me Durrësin, Elbasanin, Fierin dhe Vlorën. Monitorimi do të shtrihet gjithashtu në rrugë dhe segmente lidhëse në zonat e Kavajës, Rrogozhinës dhe Lushnjës.

Tiranë–Elbasan – 26.4 km: Nga zona e TEG-ut deri në Bradashesh.
Durrës–Plazhi i Unazës – 5.9 km: Nga Mbikalimi i Shkozetit deri në Plepa.
Durrës–Kavajë – 9.81 km: Autostrada e Rrogozhinës, nga Plepat deri në Kavajë Veri.
Unaza e Kavajës – 7.89 km: Nga pjesa veriore deri në pjesën jugore të qytetit.
Kavajë–Rrogozhinë–Lushnjë – 13.9 km: Nga Rrogozhina, në zonën e Korridorit VIII, deri në pjesën veriore të Lushnjës.
Unaza e Lushnjës – 4.62 km: Nga pjesa veriore deri në pjesën jugore të qytetit.
Lushnjë–Fier – 20 km: Nga pjesa jugore e Lushnjës deri në Mbrostar.
Unaza e Fierit – 21.5 km: Nga Mbrostari deri në Levan.
Fier–Vlorë – 24 km: Nga Levani deri te rruga Transballkanike në Vlorë.
Vorë–Ahmetaq – 6.52 km: Nga Vorë deri në kryqëzimin me rrugën e Ahmetaqit.
Qafë-Kashar–Rinas–Ahmetaq – 9.59 km: Segmenti që përfshin mbikalimin e Qafë-Kasharit dhe lidhjen me kryqëzimin e rrugës së Ahmetaqit.
Kryqëzime dhe rampa lidhëse – 5 km: Segmente të tjera lidhëse dhe rampa në akset e përfshira në projekt.

Shpejtësia në fokus, por monitorimi do të evidentojë edhe shkelje të tjera

Aktivizimi i radarëve inteligjentë pritet të sjellë një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si Policia Rrugore kontrollon dhe dokumenton shkeljet. Sistemi i ri do të mundësojë mbikëqyrjen nga qendra operative, duke reduktuar varësinë nga kontrollet tradicionale të patrullave në rrugë.
Përmes teknologjisë, lëvizja e automjeteve do të regjistrohet dhe analizohet në kohë reale, ndërsa të dhënat e mbledhura do të përdoren për identifikimin e shkeljeve të konstatuara.
Afro 200 kilometrat e përfshirë në fazën e parë do të shërbejnë si pikënisje për një projekt më të gjerë, i cili synon zgjerimin gradual të monitorimit inteligjent edhe në akse të tjera rrugore të Shqipërisë.
Kështu, nga 1 janari, drejtuesit e automjeteve pritet të përballen me një realitet të ri në rrugë: kontrolli nuk do të mbështetet më vetëm te patrullat fizike, por edhe te një rrjet teknologjik që do të monitorojë lëvizjen e tyre nga qendra operative.

Next Post
Berisha vijon sulmet ndaj SPAK: Nuk hetoi krimin elektoral, është kthyer në patericë të narkoshtetit

Berisha vijon sulmet ndaj SPAK: Nuk hetoi krimin elektoral, është kthyer në patericë të narkoshtetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha vijon sulmet ndaj SPAK: Nuk hetoi krimin elektoral, është kthyer në patericë të narkoshtetit

Berisha vijon sulmet ndaj SPAK: Nuk hetoi krimin elektoral, është kthyer në patericë të narkoshtetit

November 2, 2026
Radarët inteligjentë nisin nga janari! “Big Brother” në 14 akse rrugore të vendit

Radarët inteligjentë nisin nga janari! “Big Brother” në 14 akse rrugore të vendit

November 2, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Transferimi i Veliajt në Fier, Komiteti i Helsinkit ngre alarmin: Urdhri sekret pengon ankimin në gjykatë!

November 2, 2026
Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Presidenti Begaj dekreton Reformën Territoriale, në zgjedhje do votohet për 46 bashki

November 2, 2026
Drejtori i OpenAI: Inteligjenca artificiale tashmë është më e zgjuar se shkencëtarët më të mirë

Drejtori i OpenAI: Inteligjenca artificiale tashmë është më e zgjuar se shkencëtarët më të mirë

November 2, 2026
Gogu e Spahiu vizitojnë Burgun e Shënkollit, masa për kujdesin shëndetësor të të burgosurve

Gogu e Spahiu vizitojnë Burgun e Shënkollit, masa për kujdesin shëndetësor të të burgosurve

November 2, 2026
Dy tërmete trondisin Bosnjën gjatë natës, qytetarët zgjohen nga zhurmat si shpërthime

Dy tërmete trondisin Bosnjën gjatë natës, qytetarët zgjohen nga zhurmat si shpërthime

November 2, 2026
Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA: Sondazhet tregojnë se demokratët kryesojnë edhe në bastione të Trumpit

Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA: Sondazhet tregojnë se demokratët kryesojnë edhe në bastione të Trumpit

November 2, 2026
Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: U paguan nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

Rama ndan videon: Diella ju ndihmon hap pas hapi në E-Albania, 19 shërbime më të lehta për qytetarët

November 2, 2026
Kërkesa e Netanyahut për Trump: Sulmo Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Kërkesa e Netanyahut për Trump: Sulmo Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In