Dyshohet se u rrëzua nga shkallët, avokati Saimir Vishaj në gjendje të rëndë te Trauma, mjekët e intubojnë Një aksident tragjik është regjistruar ditën e djeshme në zonën e Bahçallëkut, në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet teksa po ecte në trotuar.
Pamjet e siguruara nga Top Channel, tregojnë momentin e rëndë kur makina del nga rruga dhe godet këmbësoren. Policia ka identifikuar si drejtuese të automjetit një 27-vjeçare, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Momenti kur gruaja po kalonte ne trotuar ne Bahcallek, kur makina e aksidenton
Njoftimi i policisë: Shkodër/Informacion paraprak.
Rreth orës 15:40, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”, shtetasja Bleona Pashuku, 27 vjeçe, duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët metalike të një ndërtese.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën këmbësorja, shtetasja Edmonda Barbullushi, 67 vjeçe, e cila po ecte në trotuar.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Top Channel