
Një grabitje me armë zjarri është regjistruar në një bankë të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, një person i maskuar ka hyrë në ambientet e bankës dhe, nën kërcënimin e armës, ka kryer grabitjen. Pas ngjarjes, autori është larguar në drejtim të paditur.
Ende nuk ka të dhëna për shumën e parave të grabitura apo nëse ka persona të lënduar.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:45, në zonën e Komunës së Parisit, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke të nivelit të dytë dhe, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë, dyshohet se ka marrë një shumë parash.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të rastit.