Grabitje me a*më zjarri në një bankë të nivelit të dytë te “Komuna e Parisit”

Këtë të hënë, një grabitje me armë zjarri, e Raiffeisen Bank ka ndodhur në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Bëhet me dije se autori ka hyrë i maskuar me një pjesë si tip shalli dhe i ka vënë armën në kokë arkëtares, duke i marrë lekët nën kërcënimin e armës.

Më pas, tek dera i ka drejtuar armën edhe rojës së bankës që të mos bëj asnjë lëvizje dhe ka dalë jashtë, duke ikur me një monopatinë drejt stadiumit Dinamo.

Të lidhura

None found

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

 


Quantcast