Një grabitje me armë është regjistruar në një bankë të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, një person i maskuar ka hyrë në ambientet e bankës Raiffeisen dhe, nën kërcënimin e armës, ka marrë një shumë parash. Pas grabitjes, ai është larguar në drejtim të paditur.
Deri më tani nuk ka informacion zyrtar për shumën e parave të marra apo për persona të lënduar gjatë ngjarjes.
Policia pritet të japë detaje të mëtejshme për rrethanat e grabitjes, ndërsa vijojnë përpjekjet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
