Berisha paraqitet për masën “detyrim paraqitjeje”, akuzon SPAK: Po amniston krimin elektoral
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit të hënën në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje”.
Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Berisha dha një deklaratë për mediat, ku akuzoi SPAK-un mos hetim të shkeljeve zgjedhore, duke iu referuar edhe raporteve të institucioneve ndërkombëtare për zgjedhjet e 11 majit.
“Edhe njëherë dua të denoncoj krimin monstruoz të amnistisë nga ky institucion partiak të krimit elektoral. Krimi elektoral në Shqipëri është sot i certifikuar me dokumentet më themelore të institucioneve ndërkombëtare që merren me zgjedhjet.
Krimi elektoral në Shqipëri ka arritur formën më të egër, më barbare, atë që quhet parti-shtet. Institucionet më serioze ndërkombëtare, ODIHR, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe Parlamentin Evropian kanë gjetur se zgjedhjet e 11 majit, partia dhe shteti, institucioni dhe strukturat partiake u shkrinë në një”, tha Berisha.
Buxheti dhe paketa fiskale, PD rikthehet në Komisionin e Ekonomisë
Begaj dekreton hartën e re territoriale, bashkitë reduktohen nga 61 në 46
Zgjedhjet lokale, Çela: Vija e kuqe e “Shqipëria Bëhet” janë individët që kanë abuzuar me pushtetin
- 10:52 Grabitje me armë në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë
- 10:40 Veliaj u zhvendos në burgun e Fierit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Nuk iu komunikua urdhri i transferimit
- 10:38 Buxheti dhe paketa fiskale, PD rikthehet në Komisionin e Ekonomisë
- 10:35 Begaj dekreton hartën e re territoriale, bashkitë reduktohen nga 61 në 46
- 10:31 Tentoi të qëllojë më armë zjarri një person, arrestohet autori i dyshuar në Podujevë
- 10:17 Drejtori i OpenAI: Inteligjenca artificiale tashmë është më e zgjuar se shkencëtarët më të mirë