Në Moto GP Çmim i Madh i Malajzisë rrezultoi të ishte pa shumë emocione, por që shpërblen në fund Marc Marquezin, i cili u nis fuqishëm në Sepang dhe krijoi menjëherë një diferencë të madhe me rivalët, duke u bërë i paarritshëm për ta.
Piloti spanjoll dominoi garën e së dielës dhe e fitoi atë me një avantazh që iu afrua pesë sekondave. Në podium u ngjitën gjithashtu Pedro Acosta dhe Alex Marquez, ndërsa Marco Bezzecchi e përfundoi garën në vendin e gjashtë, pas duelit dhe kontaktit me Ai Ogurën.
Në prag të Çmimit të Madh të Katarit, Marquez ka mundësinë e parë për të siguruar titullin kampion bote, pasi kryeson me 44 pikë avantazh ndaj Jorge Martin, i cili mungon në këtë garë.
