• Kontakt
Monday, November 2, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Iu hoq licensa pas zvarritjes së qytetarit në Zvërnec/ “Myrto Security”, fitues i tenderit 2 mln euro të OSSH

11:04 : 02/11/2026
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE
Foto ilustruese

Foto ilustruese

Nga Boldnews.al

Kompania e sigurisë private, “Myrto Security”, të cilës iu hoq licensa pas episodeve të rënda në Zvërnec, në maj të vitit 2026, tashmë rezulton se është pjesë e një bashkimi fitues në një tender me fond rreth 2 milionë euro, të zhvilluar nga Drejtoria Rajonale e Operatorit (OSSH) të Sistemit të Shpërndarjes, në Elbasan.

Pak ditë më parë, OSSH njoftoi lidhjen e kontratës me bashkimin e operatorëve “Juer Security” dhe “Myrto Security”, me objekt “Shërbim sigurie per ruajtjen fizike të ndërtesave, aseteve, njerëzve dhe pronave te Operatorit te Sistemit te Shperndarjes sh.a./ Drejtoria Rajonale Elbasan dhe Furnizuesit te Sherbimit Universal sh.a, Elbasan”.

Në foto: Rezultatet e tenderit 2 mln euro të OSSH-Elbasan

Procedura tenderuese u shpall në gusht të këtij viti dhe fondi limit ishte parashikuar 184.735.036 lekë të reja ose 1.99 milionë euro, sipas kursit të këmbimit të momentit.

Në dokumentat e tenderit ishte parashikuar se një ndër kriteret kryesore për kualifikim ishte pajisja e kompanive të interesuara me licensën e tipit 1.3 A. Kjo licensë është edhe baza e aktivitetit të shoqërive private të sigurimit. Mbi bazën e këtij dokumenti, Shoqëritë Private të Sigurisë Fizike marrin lejen nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për të kryer shërbimin e “sigurisë për ruajtjen e pronave, institucioneve, ngjarjeve ose individëve”.

Lexo edhe:

AGSH denoncon incidentet ndaj gazetarëve në protestë: Spraj piperi, pengim në terren dhe sulme verbale

Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta

“Boldnews.al” u rikthye pak në kohë, në disa ngjarje, ku përfshihet drejtpërdrejtë shoqëria “Myrto Security”.

Në 30 maj 2026, një grup qytetarësh nga Vlora bënë një protestë, në të cilën kundërshtonin shkatërrimin e zonës së Zvërnecit, në kuadër të një projekti turistik, ku përfshihet edhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump.

Qytetarët e zonës kundërshtonin bllokimin e aksesit të tyre për të dalë në bregdet, si edhe kishin pretendime mbi pronësinë reale të truallit ku parashikohet ngritja e resortit.

Në një hapësira të rrethuar me tela, përballë qytetarëve gjendeshin forcat e sigurisë private “Major Security” dhe “Myrto Security”, të cilat ishin kontraktuar nga sipërmarrësi i punimeve.

Protesta qytetare u përball me forcët e punonjësve të sigurisë private. Pika më kulminante e përplasjes ishte rrëmbimi me forcë dhe zvarritja e një qytetari për më shumë se 100 metra, Eduard Subashi, nga punonjësit e kompanive të sigurimit privat.

Në foto: Punonjësit e sigurisë private zvarrisin qytetarin Eduard Subashi, në Zvërnec (30 maj 2026)

Ky episod i dhimbshëm nxiti një protestë disa-mujore, e quajtur “Revolucioni Flamingo”, referuar shpendëve të rrallë që rrezikohen nga projekti në Zvërnec.

Episodi i dhunshëm nxiti reagimin e Policisë së Shtetit, e cila një ditë më pas njoftoi heqjen e licensës për dy kompanitë e sigurisë private, të përfshira në përplasje me qytetarët në Vlorë.

“Në përfundim të hetimeve administrative, për shkeljet e konstatuara në të dy subjektet, ShPSF “Myrto Security 1.3A” dhe ShPSF “Major Security”, referuar ligjit “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”, me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, të dy subjekteve iu hoq licenca për ushtrimin e këtij aktiviteti”, thuhej në një njoftim zyrtar të datës 1 qershor 2026.

Në foto: Episodi i dhunshëm në Zvërnec nxiti “Revolucionin Flamingo”

Në vijim të veprimeve administrative të kryera nga Departamenti për Sigurinë Publike, për vlerësimin e zbatimit të përgjegjësive ligjore nga subjektet ShPSF “Myrto Security 1.3A” dhe ShPSF “Major Security”, rezultoi se të dyja subjektet janë konstatuar në shkelje.

“Subjekti ShPSF “Myrto Security 1.3A” nuk kishte marrë masat për sigurinë e objektit dhe nuk kishte zbatuar rregullat për regjimin e hyrjes dhe daljes së personave dhe mjeteve në objekt. Nga ana e këtij subjekti nuk administrohej lista e personave dhe mjeteve që lejoheshin të hynin në objekt. Për shkak të mospërmbushjes së këtyre kritereve, më datë 30.05.2026, janë lejuar të hyjnë në brendësi të rrethimit, persona të paidentifikuar dhe të panjohur nga personeli i shërbimit”, thuhej në gjetjet e Policisë së Shtetit.

Në foto: Logo e kompanisë “Myrto Security”

Më tej, njoftimi detajonte edhe rrethanat e ngjarjes: “Këta persona, gjatë tubimit, kanë ndërhyrë pa patur asnjë atribut ligjor dhe kanë goditur e tërhequr me forcë një shtetas pjesëmarrës në protestë, duke i shkaktuar lëndime trupore. Gjithashtu, kanë reaguar kundër protestuesve me gurë dhe sende të tjera nga rrethimi i pronës. Ndaj këtyre shtetasve që kryen veprimet e dhunshme, punonjësit e ShPSF “Myrto Security 1.3A” nuk kanë kryer asnjë veprim parandalues apo për largimin e tyre”.

Mbi bazën e këtyre problematikave, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit firmosi, në 1 qershor 2026, heqjen e licensës 1.3 A për shoqërinë “Myrto Security”.

Por, kompania e sigurisë private rezulton se ka marrë pjesë në tenderin 2 milionë euro të OSSH-së, të shpallur dy muaj më pas, në gusht 2026 dhe madje është shpallur edhe fitues, duke paraqitur se ka në dispozicion licensën 1.3 A.

Burime nga Ministria e Infrastrukturës, e cila ka në varësi Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes, thanë për “Boldnews.al” se subjekti “Myrto Security” e ka ende aktive licensën “1.3 A”, pasi ka arritur të marrë një vendim ‘sigurim padie” në Gjykatën Administrative. Në bazë të këtij vendimi gjyqësor është pezulluar vendimi I Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë për heqjen e licensës së shoqërisë private.

LEXO EDHE:

Dhuna në Zvërnec/ U hiqet licenca dy kompanive private të sigurisë, “Myrto Security 1.3A” dhe “Major Security”

Nga tenderat milionësh të Albpetrol tek protestat në Zvërnec, dosja e zezë “Myrto Security”

Etiketa: dhunemyrto securityosshtenderZvernec

Lajme të lidhura

AKTUALITET

AGSH denoncon incidentet ndaj gazetarëve në protestë: Spraj piperi, pengim në terren dhe sulme verbale

21:43 : 31/10/2026
AKTUALITET

Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta

18:40 : 31/10/2026
AKTUALITET

Torturë dhe keqtrajtim/ Organizatat ndërkombëtare denoncojnë dhunën policore në protesta

14:29 : 31/10/2026
AKTUALITET

Dhunoi për vdekje bashkëshorten, arrestohet 38-vjeçari pas deportimit nga Greqia

09:38 : 31/10/2026
AKTUALITET

Dëshmia tronditëse e të riut që u dhunua nga policia brenda ministrisë së Arsimit

18:12 : 30/10/2026
AKTUALITET

Dy të burgosur përjetë dhunojnë Ergys Agasin!

15:34 : 30/10/2026
Para

Si u grabit “Raiffeisen Bank” te Komuna e Parisit, dalin PAMJET nga vendngjarja

TË GJITHA

Si u grabit “Raiffeisen Bank” te Komuna e Parisit, dalin PAMJET nga vendngjarja

11:07 : 02/11/2026
Foto ilustruese

Iu hoq licensa pas zvarritjes së qytetarit në Zvërnec/ “Myrto Security”, fitues i tenderit 2 mln euro të OSSH

11:04 : 02/11/2026

Berisha: Në Aruba, ishte edhe Edi Rama! Në dosje del se turisti më i madh ka qenë vetë padrinoja

10:57 : 02/11/2026

Grabitet me armë zjarri banka te Komuna e Parisit

10:51 : 02/11/2026

Në pranga për korrupsion/ Administratori i inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja, paraqitet në GJKKO

10:40 : 02/11/2026

‘Institucion i narkoshtetit’/ Berisha: SPAK ka amnistuar krimin monstruoz elektoral

10:32 : 02/11/2026

Moti bën kthesën e papritur gjatë javës/ Ja kur temperaturat do të ulen nën zero

10:20 : 02/11/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com