Dogana e Kosovës arkëtoi 186.6 milionë euro në tetor 2026

Të hyrat e Doganës së Kosovës në tetor 2026 arritën në 186.6 milionë euro. Kjo shumë është 5.9% më e lartë se ajo e muajit të njëjtë të vitit të kaluar.

Institucioni njoftoi se në tetor 2025 kishte arkëtuar 176.2 milionë euro, përkatësisht 10.4 milionë euro më pak.

Të lidhura

None found

Dogana veçoi gjithashtu eksportin e parë të realizuar përmes pikës kufitare Dheu i Bardhë, pas zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA. Sipas institucionit, kjo krijon mundësi të reja për bizneset kosovare.

Në kuadër të përpjekjeve kundër kontrabandës, Sektori i Antikontrabandës ndaloi 121 telefona celularë që nuk kishin dokumentacionin përkatës.

Po gjatë tetorit, në Kosovë u mbajt punëtoria e parë ndërkombëtare për vlerësimin doganor, si pjesë e programit “Customs Programme”. Në të morën pjesë përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme për Tatime dhe Bashkim Doganor të Komisionit Evropian (DG TAXUD).

Dogana ritheksoi angazhimin për të forcuar kontrollin, për të luftuar veprimtaritë e kundërligjshme dhe për të lehtësuar tregtinë e ligjshme.


Shtuar më 2.11.2026 11:07

Quantcast