Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se në dosjen e Arubës është vetë Rama, turisti i madh ka qenë vetë Padrinoja. Berisha e bëri deklaratën gjatë paraqitjes rutinë në SPAK në respekt të masës së sigurisë ndaj tij.
DEKLARATA/ Dhe aty fle dosja e Arubës, ku vetë Edi Rama, se tani më thonë që turisti i madh i Arubës ka qenë vetë Padrinoja.
Deri tani nuk e kisha këtë të dhënë.
Tani del se në dosje është vetë Padrinoja.
Aty flenë dosjet dhe ata mbrohen me ligj.
Se ata mbrojnë vjedhjen e votës.
Mbrojnë Taulant Ballën që bën marrëveshjen për të arrestuar banda rivale dhe për të marrë 200-300 mijë vota.
Të gjitha këto janë dhe do jenë dosje të drejtësisë së vërtetë.
Ndaj dhe njëherë, drejtësia vonon por nuk harron.
Ata që shtypin pluralizmin duke përdorur ligjin, ata që bllokojnë rotacionin dhe mbështesin narkoshtetin, ata janë armiq të egër të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Çfarë po ndodh aty? Pse kjo vëmendje?





