E hënë, 2 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

I maskuar me skafandër motori dhe me armë, autori që grabiti bankën largohet me monopatinë

Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja e një banke të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Personi, i cili ende nuk është identifikuar, ka hyrë brenda i maskuar, si tip shalli për të mbuluar fytyrën por edhe me skafandër. Autori i ka vënë armën mbi kokë arkëtares, ku më pas ajo i ka dhënë lekët. Te dera i ka drejtuar armën rojes së bankës për ta bllokuar që mos të bëj lëvizje dhe pasi ka dalë jashtë ka marrë monopatinën dhe është nis drejt stadiumit Dinamo.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e identitetit të personit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.