Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra pas refuzimit të deputetëve demokratë nga studentët gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë. Në një deklaratë nga SPAK, Berisha përdori gjuhë të fortë ndaj personave që, sipas tij, po përpiqen të përfitojnë politikisht nga situata dhe të pengojnë mbështetjen për protestën studentore.
“Jagot e flamingove sillen si korba për të marrë shpërblime nga Rama. Mjeranët që lëshojnë klithma apo marrin agjentë të policisë kriminale të paguar në bashkëpunim, do të përfundojnë aty ku e kanë vendin, në koshin e letrave, të mos themi të plehrave”, deklaroi Berisha.
Reagimi i kreut të PD-së vjen pas momenteve të tensionuara gjatë protestës, ku studentët refuzuan praninë dhe përfshirjen e deputetëve demokratë në tubim, duke këmbëngulur në karakterin e pavarur të revoltës së tyre.
Pyetje: Ka një kërkesë masive për largimin tuaj, ju keni thënë se nga kjo foltore nuk flisni për politikë, po nëse keni një koment?
Ka dhe një listë studentore publike për herë të parë, ku ka dhe përfaqësues të Partisë Demokratike, të shoqërisë civile, emra po ashtu edhe nga magjistratët, si e lexoni ju?
Sali Berisha: Së pari, kjo kërkesë më bën nder shumë. Sepse fakton edhe një herë se Sali Berisha është tmerri dhe ferri i narkoregjimit, i narkopushtetit, i narkozyrtarëve dhe i bandave të tij. Ndjehem krenar!
Edhe një herë, ndjehem krenar me këtë kërkesë dhe u them këtyre puthadorëve të Edi Ramës se jo ju, shërbëtorë të shpifur të një Padrinoje, po askush në botë, dhe këta, shihni këta burra dhe këto gra këtu që janë, ia faktuan të gjithë botës se kryetarin e tyre e zgjedhin vetëm ata dhe askush tjetër.
E zgjedhin vetëm ata dhe askush tjetër!
E zgjedhin vetëm ata dhe askush tjetër!
Partia Demokratike ka mbështetur, i është përgjigjur e para thirrjes së Sindikatave të Pavarura të Universitetit për protestën studentore të datës 13 tetor.
Këto janë dokumente, këto janë fakte, këto s’mund t’i mohojë askush.
Partia Demokratike, strukturat e saj të forumit rinor, ne kemi një forum rinor, kemi një organizatë partnere në statutin tonë që është Forumi Rinor i Partisë Demokratike, i cili ka degën e saj në universitete, kjo degë me degët kanë luajtur një rol të madh shumë në bojkotin e universiteteve dhe gjimnazeve të mbarë vendit, para se sindikata të shpallte bojkotin e universitetit. Mos harroni, këtu është armiqësia me PD-në e këtyre, me forumin rinor dhe me PD-në.
Këta janë mjeranë.
Pra, para se të shpallet bojkoti dhe greva e universitetit, seksionet apo organizata e forumit, në bashkëpunim me të tjerë, kanë realizuar grevën kombëtare të universiteteve dhe pjesës dërrmuese të gjimnazeve.
Kjo protestë, kjo revoltë është studentore.
Ata që kërkojnë ta kapin, ata do përfundojnë aty ku e kanë vendin, ku përfunduan ata Jagot e Flamingove.
Ku përfunduan Jagot e Flamingove, që tani sillen si korba për të marrë shpërblimet e tjera nga Edvin Kristaq xhelati.
Jo, të rinjtë demokratë dhe populli demokrat do të jetë i tëri në protestë, jo me simbole partiake, sepse ne respektojmë frymën dhe karakterin qytetar.
Kurse mjeranët që lëshojnë klithma apo marrin agjentë të policisë në bashkëpunim, ata do përfundojnë aty ku e kanë vendin, në koshin e letrave po themi, mos të themi të plehrave, të letrave të themi atë, një fjalë më të mirë.






