Mediat italiane dhe evropiane kërkojnë më shumë hapësirë për Edon Zhegrovën te Juventusi

Paraqitja e Edon Zhegrovës në fitoren 2-0 të Juventusit ndaj Napolit ka nxitur mediat e njohura italiane dhe evropiane të kërkojnë që trajneri Luciano Spalletti t’i japë sulmuesit më shumë minuta.

Futbollisti i Kosovës u bë sërish protagonist për “Zonjën e Vjetër”, duke dhënë një asist. Pas hyrjes në fushë, ai ushtroi presion mbi Napolin me përpjekje të vazhdueshme për driblime e harkime dhe provoi dy herë të shënonte nga distanca.

Të lidhura

None found

Brenda vetëm tre minutave, Zhegrova regjistroi më shumë goditje sesa dy qendërsulmuesit Kolo Muani dhe Nick Woltmade gjatë gjithë ndeshjes.

Mes mediave që vlerësuan ndikimin e tij ishin “Goal”, “Tuttomercatoweb” dhe “Corriere Della Sera”, të cilat përcollën mesazhin se Spalletti duhet t’i japë më shumë hapësirë.

“Tuttomercatoweb” shkroi se aksioni i Zhegrovës solli golin e 1-0 dhe se hyrja e tij i dha gjallëri Juventusit, duke theksuar se ai meriton pa dyshim më shumë minuta. “Corriere Della Sera” vuri në dukje freskinë dhe energjinë e tij, që bëjnë diferencën.

Edhe “Goal” theksoi vështirësitë që Zhegrova i shkaktoi skuadrës mysafire. Sipas medias, ai hyri në lojë në minutën e 59-të dhe i dha sulmit të Juventusit më shumë freski e depërtim. Rreth minutës së 75-të, dy goditjet e tij të njëpasnjëshme u bllokuan nga mbrojtja e Napolit, por e mbajtën kundërshtarin nën presion teksa Juventusi kërkonte golin e fitores.


Shtuar më 2.11.2026 11:13

Quantcast