Vendi
Avokati Saimir Vishaj në gjendje kritike, intubohet në Spitalin e Traumës
Avokati Saimir Vishaj ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është intubuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, Vishaj është transportuar me urgjencë drejt spitalit, pasi dyshohet se ka rënë nga shkallët. Ai po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa gjendja e tij raportohet kritike.
Kjo është hera e dytë që avokati përballet me një situatë të rëndë shëndetësore. Në gusht të vitit 2025, ai bëri publike se kishte kaluar një sëmundje të rëndë, e cila e kishte lënë për një periudhë në gjendje kome dhe të intubuar.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




