Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një këmbësoreje është regjistruar mesditën e djeshme në zonën e Bahçallëkut, në Shkodër.
Në pamjet e siguruara nga vendngjarja shihet momenti kur një automjet del nga rruga dhe përplas 67-vjeçaren, e cila në ato çaste po kalonte në trotuar.
Sipas njoftimit paraprak të Policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 15:40, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”. Automjeti drejtohej nga 27-vjeçarja Bleona Pashuku, e cila dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit.
View this post on Instagram
Si pasojë, makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët metalike të një ndërtese, duke marrë përpara këmbësoren Edmonda Barbullushi, 67 vjeçe, e cila ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.












