Dashi
Mundësi të rëndësishme për ndryshime në punë dhe karrierë. Çështjet ekonomike që kanë mbetur pezull nga e kaluara mund të marrin zgjidhje. Favorizohen takimet, nismat e reja dhe dokumentacionet. Në dashuri, zhvillime pozitive me Peshoren dhe Gaforren.
Demi
Një periudhë e favorshme për zgjidhjen e çështjeve që lidhen me punën, dokumentacionin dhe pronat e paluajtshme. Mund të merrni përgjigje që i keni pritur prej kohësh. Kujdes me nervozizmin gjatë 10-ditëshit të tretë. Në dashuri, mundësi të mira me Ujorin dhe Virgjëreshën.
Binjakët
Komunikimi është pika juaj më e fortë. Një çështje e mbetur pezull prej disa javësh mund të marrë zgjidhje. Në dashuri, zhvillime interesante me Ujorin, Virgjëreshën dhe Shigjetarin.
Gaforrja
Ndryshime të rëndësishme në karrierë dhe mundësi për përmirësimin e situatës financiare. Një mundësi që më parë e keni lënë pas dore mund të rikthehet në favorin tuaj. Në dashuri, lidhjet afatgjata marrin rëndësi. Surpriza të mundshme nga një person i së kaluarës.
Luani
Hëna, Marsi dhe Jupiteri sjellin, sipas astrologut, ndikime të rëndësishme për shenjën tuaj. Favorizohen ekonomia, tregtia dhe bashkëpunimet me jashtë. Mund të merrni një përgjigje pozitive nga persona të rëndësishëm. 10-ditëshi i tretë është më i favorizuar. Në dashuri, vëmendje ndaj Ujorit.
Virgjëresha
E vërteta del në pah dhe çështjet e pazgjidhura mund të marrin drejtimin e duhur. Për ata që janë në pozicione drejtuese, mund të ketë biseda të rëndësishme dhe kërkesa për falje. Në dashuri, mundësi për ribashkim dhe zhvillime familjare me Binjakët dhe Shigjetarin.
Peshorja
Dy takime të rëndësishme mund të ndikojnë në të ardhmen tuaj profesionale. Mundësi për ndryshime në karrierë dhe udhëtime. Në dashuri, favorizohen Luani dhe Dashi.
Akrepi
Dielli në shenjën tuaj dhe ndikimi i Mërkurit në prapavijë sjellin mundësi për stabilizim dhe zgjidhjen e çështjeve madhore. Është një moment i rëndësishëm për të 30 ditët e shenjës suaj. Në dashuri, Demi mund të sjellë zhvillime të bukura.
Shigjetari
Paraqiten mundësi të mira për stabilizim dhe vendime të rëndësishme. Përqendrohuni te puna dhe çështjet ekonomike. Në dashuri, lidhjet me Peshqit dhe Luanin janë në fokus.
Bricjapi
Një ditë e ngarkuar me takime, punë dhe vendimmarrje. Mundësi të reja për karrierën dhe konkretizimin e projekteve që keni nisur. Në dashuri, zhvillime pozitive me Demin dhe Peshoren, veçanërisht për 10-ditëshin e tretë.
Ujori
Një kontratë e rëndësishme ose një bashkëpunim i ri mund të marrë formë. Përballë keni Luanin, i cili sjell mundësi për takime dhe bisedime me rëndësi. Në karrierë priten zhvillime pozitive. Një udhëtim mund të shtyhet, por kjo do të jetë në favorin tuaj. Në dashuri, vëmendje ndaj Dashit dhe Akrepit.
Peshqit
Përmirësime në ekonomi dhe mundësi për stabilizim. 10-ditëshi i parë, i cili mund të jetë ndier disi i lënë pas dore, hyn në një fazë më të favorshme. Në dashuri, zhvillime me Demin, Akrepin dhe Luanin.









