Homazhe për Bashkim Zenelin, Paskal Milo: Mbetet një nga figurat më të shquara të diplomacisë shqiptare

2 Nëntor 2026 | 11:47

Në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë po zhvillohen homazhet në nderim të diplomatit Bashkim Zeneli, ku të pranishëm janë familjarë, miq dhe personalitete të jetës publike.

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka vlerësuar kontributin e diplomatit Zeneli në diplomacinë shqiptare, duke e cilësuar atë si një nga figurat më të shquara të këtij profesioni.

Gjatë homazheve, Milo ndau edhe kujtimin e takimit të fundit me Zenelin, i cili po përgatitej të botonte librin e tij më të ri.

“Ai po bëhej gati të botonte librin e tij më të fundit për dy kancelarët e Gjermanisë, Adenauer dhe Kohl. Më kërkoi që t’i bëja një paradhënie. E kishim lënë që të shiheshim shpejt. E kam njohur në mënyrë të veçantë. Ka qenë dhe mbetet një nga figurat më të shquara të diplomacisë shqiptare. Ai e dashuronte rolin e diplomatit. E dëshmoi këtë gjatë kohës së konfliktit të Kosovës. Ishte një njeri që kishte akoma vlera për të dhënë, për të përcjellë. Për fat të keq, disa gjëra nuk i kemi në dorë. Urojmë që kujtimi i tij të mbetet i paharruar.”, tha Milo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I jepet lamtumira diplomatit Bashkim Zeneli, homazhet mbahen në Sallën e Seancave Plenare të Kuvendit

Familja e ambasadorit të njohur Bashkim Zeneli ka bërë publike detajet e ceremonisë së lamtumirës, pas ndarjes së tij nga jeta në moshën 78-vjeçare. Homazhet...
11:40 | 02/11/2026

Detaje nga grabitja e bankës në Tiranë: Autori me kapuç e kapele të zezë, i vuri armën rojes

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me grabitjen e një banke në Tiranë, e ndodhur paraditen e kësaj të hëne, në zonën e Komunës së...
11:27 | 02/11/2026

Vlora Hyseni ankimon “arrestin në shtëpi”, paraqitet sot në Apelin e GJKKO-së

Ish-drejtoresha e SHISH-it, Vlora Hyseni, pritet të paraqitet sot, në orën 13:00, në Apelin e GJKKO-së, ku ka ankimuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”....
11:20 | 02/11/2026