Pamjet e aksidentit tragjik në Shkodër, makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar (VIDEO)
Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e djeshme në zonën e Bahçallëkut, në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet, teksa po ecte në trotuar.
VIDEO- Pamjet e aksidentit tragjik në Shkodër
Pamjet e siguruara nga Vizion Plus tregojnë momentin e rëndë kur automjeti del nga rruga dhe godet këmbësoren, duke i marrë jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, pranë Urës së Bahçallëkut.
Sipas njoftimit të policisë, automjeti drejtohej nga 27-vjeçarja Bleona Pashuku, e cila dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e makinës. Pas daljes nga rruga, automjeti është përplasur me shkallët metalike të një ndërtese dhe më pas ka goditur këmbësoren, Edmonda Barbullushi, 67 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e plota dhe për të përcaktuar shkakun e aksidentit fatal
/vizionplus.tv




