Britania e Madhe është e gatshme të shpenzojë deri në 450 milionë paund në vit për t'u mundësuar studentëve nga Bashkimi Europian të studiojnë në universitetet britanike me të njëjtat tarifa si studentët vendas. Por në këmbim, Londra kërkon një përfitim të rëndësishëm: Përfshirjen e saj në programin industrial europian “Made in Europe”.