Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka ngritur shqetësime për transferimin e Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit. Përmes një reagimi, theksohet se pas një misioni monitorimi të zhvilluar më 30 tetor është evidentuar se urdhri i transferimit ishte kryer “për arsye sigurie”, por sipas Komitetit, vendimi duhet të mbështetet në rrethana konkrete dhe të dokumentuara, ndërsa klasifikimi i tij si i kufizuar nuk duhet të pengojë Veliajn të njihet me arsyet thelbësore dhe ta kundërshtojë në gjykatë.