Studiuesi francez David Colon: Aktorë të huaj ndërhyjnë në debatin publik shqiptar për të dëmtuar integrimin në BE

2 Nëntor 2026 | 11:44

Studiuesi francez David Colon thotë se aktorë shtetërorë të huaj po përpiqen të ndikojnë në debatin publik në Shqipëri, si dhe në perceptimin ndërkombëtar për vendin.

Sipas tij, këto përpjekje synojnë të pengojnë procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Sot, për shoqëritë civile, manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja paraqesin një sfidë të rëndësishme për shkak të përdorimit të inteligjencës artificiale. Kjo gjë e vendos sot Shqipërinë në pararojë të kësaj lufte botërore të informacionit, sepse disa aktorë shtetërorë përpiqen të ndërhyjnë në debatin publik shqiptar dhe të shpërfytyrojnë perceptimin e realitetit të këtij debati publik në shkallë globale, me qëllim që të dëmtojnë përpjekjet e Shqipërisë për t’u integruar në Bashkimin Evropian në vitet e ardhshme.”, shprehet Colon.

Ai i përkufizon manipulimin e informacionit dhe ndërhyrjet e huaja si veprime të një shteti për të ndikuar në debatin publik të një vendi tjetër.

“Ato që ne i quajmë “manipulim i informacionit dhe ndërhyrje e huaj” janë veprime nga një vend i huaj që kanë për synim të ndërhyjnë në debatin publik të një shteti tjetër, me qëllim manipulimin e perceptimeve dhe, nganjëherë, të ndikojnë në proceset zgjedhore. Këto manipulime informacioni dhe ndërhyrje të huaja karakterizohen, për shembull, nga përdorimi i llogarive të rreme në rrjetet sociale, përdorimi i influencuesve të paguar fshehtas, përdorimi gjithashtu i agjentëve influencues, të cilët sjellin një narrativë të caktuar në debatin publik për ta devijuar këtë të fundit”, thotë profesori.

Colon, autor i disa librave mbi historinë e informacionit dhe specialist në luftën kundër manipulimit të tij, rendit disa nga mënyrat se si kryhen këto ndërhyrje: përmes llogarive të rreme në rrjetet sociale, influencuesve të paguar fshehtas dhe agjentëve të ndikimit, të cilët përhapin narrativa të caktuara për të devijuar debatin publik.

Për t’iu kundërvënë këtyre veprimeve, Colon e sheh të domosdoshëm bashkëpunimin ndërkombëtar dhe angazhimin e Bashkimit Evropian.

“Për këtë arsye, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe angazhimi i Bashkimit Evropian janë sot më të rëndësishëm se kurrë më parë për t’i luftuar kundër këtyre veprimeve, për t’i denoncuar publikisht kur është e mundur, por edhe për të forcuar rezistencën e shoqërisë shqiptare përballë këtyre ndërhyrjeve të huaja. Lufta kundër manipulimit të informacionit është pra një çështje që u përket të gjithëve”, përfundon Colon.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Detaje nga grabitja e bankës në Tiranë: Autori me kapuç e kapele të zezë, i vuri armën rojes

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me grabitjen e një banke në Tiranë, e ndodhur paraditen e kësaj të hëne, në zonën e Komunës së...
11:27 | 02/11/2026

Grabitje me armë në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë

Një bankë e nivelit të dytë është grabitur me armë të hënën në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Komunës së Parisit. Ende nuk ka...
10:52 | 02/11/2026

Rama publikon videon për përdorimin e e-Albania: Gjyshër, tani mjafton t’i flisni Diellës për gjetjen e shërbimit

Edi Rama ka publikuar një video rreth përdorimit të e-Albania nga mosha e tretë kryesisht por jo vetëm. Në videon e publikuar, ai tregon se...
09:52 | 02/11/2026