Kuvendi i Kosovës mblidhet të enjten, në shqyrtim tri projektligje

Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë seancën e radhës të enjten, në orën 12:00.

Në rendin e propozuar të ditës përfshihet shqyrtimi i parë i Projektligjit për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, i Projektligjit për Regjistrimin e Bujqësisë dhe i Projektligjit për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.

Të lidhura

None found

Deputetët pritet të trajtojnë edhe Raportin e Auditorit të Përgjithshëm lidhur me auditimin e Buxhetit të Kosovës për vitin 2025.

Gjithashtu, janë paraparë propozimet e grupeve parlamentare të LVV-së, PDK-së dhe Listës Serbe për emërimin ose zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare.


Shtuar më 2.11.2026 12:02

Quantcast