Një qytetar i irrituar ka denoncuar bankën e nivelit të dytë Raiffeisen me filial te Komuna e Parisit në Tiranë, se i ka vjedhur llogarinë bankare në dy raste, njëherë 23 euro dhe 2 muaj më pas 7 mijë euro dhe nuk ia ka kompesuar vlerën.
Në të njëjtën kohë që policia po zhvillonte hetimet për shkak të grabitjes me armë të këtij filiali bankar, qytetari që ndodhej jashtë ambjenteve, ka shpërthyer për mediat, duke e akuzuar Raiffaisen se nuk e lejon të futet në ambjetntet e saj dhe nuk i kthen vlerën e vjedhur nga llogaria e tij.
“Edhe aty kanë të drejtë njerëzit që ankohen apo nuk kanë të drejtë? Urdhëroni kjo është banka. Këtu më kanë vjedhur mua llogarinë time. Kam shkuar i kam njoftuar bankierët për herën e parë që më kanë vjedhur 23 euro, bankierët më kanë thënë që do të kompesojmë iku koha. Pas një kohe 3 mujorshe më grabitën vlerën 7 mijë euro. Më kompesuan 3 mijë euro më thanë do të kompesojmë dhe 4 mijë euro. Ku janë paratë? Që po vij vërdallë kam 2 vjet. Kjo bankë sa të më shohë te dera nuk më lënë të hyj brenda. Edhe aty te ata drejtorët që janë të gjithë, i njoh të gjithë, s’më lënë me u fut. Ku të ankohem, më thoni ju? Shkoj te drejtësia, drejtësia ngre duart lartë. Thonë shkoni andej, urdhroni shikoni. Për këtë e kam e nxjerrë sot, në protestë do shkoj se nuk kam dalë, do dalë dhe thoni atëherë se përse dalin në protestë dhe protestojnë shqiptarët. Urdhëroni shikoni këtu”,- shprehet qytetari për Syri TV.













