E hënë, 2 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Të rinjtë hynë në fakultete, thirrje studentëve të bojkotojnë mësimin dhe të bashkohen në protestë

Ka nisur dita e 21 e protestës, ndërsa të rinjtë kanë vijuar përpjekjet për të zgjeruar pjesëmarrjen në lëvizjen e tyre.

Një grup të rinjsh është futur në ambientet e Universitetit të Arteve, ku u është drejtuar studentëve me thirrjen “Bashkohuni me ne!”. Thirrje për bojkot janë bërë edhe në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe në atë të Drejtësisë.

Ata kanë kërkuar bojkotimin e procesit mësimor dhe bashkimin e studentëve me protestën që prej 21 ditësh vijon kundër qeverisë.

“Rama në Burg, Berisha në burg”, “Rama jepe dorëheqjen”, “Bashkohuni me ne”, “Erdhën studentët”, ‘Poshtë patronazhistët”, ishin thirrjet e tyre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.