Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi ka reaguar ndaj kreut të shtetit, pas dekretimit nga ana e këtij të fundit të hartës së re territoriale.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se pavarëisht një ligji të shumëkontestuar, kreu i shtetit tregoi se është thjeshtë një ushtar i bindur i Edi Ramës.
Sipas nënkryetarit të PD, Bajrman Begaj në realitet përfaqëson vetëm Edi Ramën dhe interesat e tij kriminalo-korruptive.
Statusi:
Nuk ka më asnjë dyshim se i njëjti rezultat do të ishte, sikur në Presidencë të jetë Taulant Balla. Kreu i Shtetit është thjeshtë një ushtar i bindur i Edi Ramës.
Edhe për një ligj që solli kaq shumë kontestim si shkrirja e 15 bashkive, Bajrami i rilindjes është pronto! Në fakt, me Kushtetutë ai përfaqëson edhe qytetarët e 15 bashkive që u zhduken nga harta.
Por në realitet ai përfaqëson vetëm Edi Ramën dhe interesat e tij kriminalo korruptive.
© SYRI.net