Monday / November 2 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Bota

Nafta bie drejt 111 dollarëve, shpresat për marrëveshje me Iranin lehtësojnë tregjet

Share Share Icon

Çmimet e naftës ranë të hënën, më 2 nëntor, ndërsa rifillimi i përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin zbuti shqetësimet për furnizimin global, pas rritjes së fortë të javës së kaluar.

Nafta Brent, referenca për tregjet ndërkombëtare, ra me 1.4%, në 111.84 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane West Texas Intermediate (WTI) humbi 1.5%, duke zbritur në 102.56 dollarë për fuçi, sipas Reuters.

Rënia erdhi ndërsa përfaqësuesit e Iranit dhe Katarit vijuan për të tretën ditë radhazi bisedimet për një marrëveshje që mund t’i japë fund konfliktit me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin. Perspektiva e përparimit diplomatik uli shqetësimet e menjëhershme për ndërprerje të mëtejshme të furnizimit me naftë nga Lindja e Mesme.

Nafta Brent e mbylli tetorin në nivelin më të lartë të gjashtë muajve të fundit, mes shqetësimeve se konflikti mund të përshkallëzohej sërish pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, më 3 nëntor.

Tim Waterer, analist kryesor i tregjeve në KCM Trade, e cilësoi rënien si një korrigjim teknik pas rritjes së fortë të çmimeve gjatë javës së mëparshme. Sipas tij, pritshmëritë për përparim në bisedime dhe mungesa e një përshkallëzimi të rëndësishëm ushtarak gjatë fundjavës ndikuan në uljen e çmimeve.

Megjithatë, Waterer paralajmëroi se ashpërsimi i retorikës ndaj Iranit pas zgjedhjeve amerikane mund ta shtyjë çmimin e naftës Brent drejt 120 dollarëve për fuçi.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, deklaroi të dielën se konsultimet me ndërmjetësit e Katarit po vijojnë dhe se Teherani mbetet i përgatitur si për diplomaci, ashtu edhe për mbrojtje.

Tregu mbetet i ndjeshëm ndaj zhvillimeve në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët kryesore të transportit të naftës në botë. Sulmet ndaj cisternave që kalojnë në këtë ngushticë kanë rritur kostot e transportit detar dhe të energjisë në tregjet ndërkombëtare.

Ndërkohë, vendimi i OPEC+ për të mbajtur të pandryshuara objektivat e prodhimit për dhjetorin ka lënë në qendër të vëmendjes rreziqet për furnizimin dhe ecurinë e negociatave diplomatike.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Azi / Bota /

Kina injekton 81 miliardë dollarë në banka, ndryshon mekanizmin e politikës monetare

Banka Qendrore e Kinës injektoi të hënën 541 miliardë juanë (81.3 miliardë dollarë) në sistemin bankar, ndërsa ndryshoi mekanizmin kryesor të zbati...

2 hours më parë 2 Min Lexim

Alstom humbet 30% në bursë, ul ndjeshëm parashikimet e fitimit

Aksionet e prodhuesit francez të trenave Alstom ranë deri në 30% në bursën e Parisit të hënën, më 2 nëntor, pasi kompania uli për herë të dytë gjat...

4 hours më parë 3 Min Lexim
Bota /

Jo më strehë e sigurt

2 days më parë 7 Min Lexim
Ads
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!