Vlora Hyseni kërkon lirinë, seanca në Apelin e GJKKO për ish-drejtoreshën e SHISH shtyhet për nesër

02/11/2026 11:11

Është shtyrë për nesër seanca e planifikuar sot në ora 13:00, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se seanca do të shqyrtojë ankimin e saj lidhur me masën e sigurisë të caktuar ndaj saj, “arrest shtëpie”.

Kujtojmë se Hyseni është në hetim nga SPAK për dy vepra penale, nxjerrje e sekretit hetimor dhe shtetëror dhe përkrahje e autorit në kërkim.

Ndërsa Vlora Hyseni është e pezulluar nga detyra me vendim gjykate dhe ndodhet nën masën e arrestit të shtëpisë, dy të tjerë janë nën masën arrest me burg, konkretisht Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmani. Edhe për këta të fundit seanca është shtyrë për nesër.

Top Channel