Ish-deputeti Lefter Maliqi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me zgjedhjet e ardhshme lokale të 9 majit 2027, duke kërkuar mobilizim të opozitës në të 46 bashkitë.
Maliqi thekson se përballja politike duhet të nisë sa më parë në bazë, paralelisht me protestat për qeveri teknike, duke kërkuar bashkim, organizim dhe një angazhim më të madh pranë qytetarëve, pa dallime politike.
Reagimi:
9 Maji 2027, data e zgjedhjeve lokale, dhe 46 Bashki të dekretuara përfundimisht!
Nuk ka më kohë! Përballja duhet të nisë realisht në bazë, krahas protestave për qeveri teknike!
Koha të jemi pranë njerëzve, pa dallim politik, me dinjitet, thjeshtësi, krenari, me vepra dhe premtime reale për ndryshim dhe zhvillim!
Koha t’u kthejmë shpresën dhe besimin, të thyejmë frikën nga patronazhistët!
Çdo vonesë është një dëm i madh për Opozitën në zgjedhjet e ardhshme lokale!
Mobilizim, bashkim, guxim, kurajë dhe përballje e mirëorganizuar deri në FITORE!












