Gjykata e Apelit të Posaçëm shtyu për ditën për të martën shqyrtimin e ankimimit të ish-shefes së Shërbimit Informativ Shtetëror Vlora Hyseni, kundër masës së arrestit në shtëpi. Seanca e planifikuar për këtë të hënë u shty me kërkesën e prokurorëve, të cilët për shkak se ndodheshin jashtë Tirane.
Vlora Hyseni dyshohet nga SPAK për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje e sekretit shtetëror.
Sipas SPAK Hyseni ndihmoi në arrati Ergys Agasin, I dyshuar si kreu I një grupi kriminal që vepronte brenda Agjencisë Kombëtare të Shqipërisë së Informacionit dhe I përcolli atij informacion sekret.
