Trazira edhe në Berlin, të rinjtë sulmojnë policinë me kokteje Molotov dhe gurë, 4 të arrestuar
Policia gjermane ka kryer disa arrestime pas trazirave të regjistruara të dielën në mbrëmje në lagjen Maerkisches Viertel të Berlinit, ku një grup të rinjsh hodhi kokteje Molotov dhe gurë në drejtim të efektivëve, raportoi transmetuesi publik RBB.
Sipas raportimit, mbi 100 të rinj ishin mbledhur në zonë, ku ndezën fishekzjarrë dhe shtynë kazanë mbeturinash që kishin marrë flakë në rrugë.
Gjatë përplasjeve, dy kokteje Molotov dhe gurë u hodhën drejt policisë. Autoritetet nuk raportuan persona të lënduar.
Policia ndaloi të paktën katër persona, mes tyre edhe një 14-vjeçar. Të ndaluarit dyshohen për hedhjen e bombave zjarrvënëse dhe për prishje të rendit publik.
Sipas policisë, situata u qetësua më vonë gjatë natës, ndërsa në vendngjarje mbetën vetëm grupe të vogla të rinjsh.
Incidentet vijnë pas trazirave të ngjashme të natës së Halloween-it, kur të rinjtë sulmuan disa herë autobusët e transportit publik në të njëjtën lagje, duke i goditur me vezë dhe fishekzjarrë. Ngjarjet shkaktuan ndërprerje të shërbimit të transportit. Ndërkohë, të shtunën në disa qytete gjermane u zhvilluan protesta studentore kundër politikave të qeverisë. Shumica e demonstratave përfunduan paqësisht, megjithëse pas rënies së errësirës u raportuan incidente të izoluara dhune në Berlin, Frankfurt dhe Hamburg.
Jep dorëheqjen kryeministri i Belgjikës
Deputetët dhe ministrat gjermanë paralajmërojnë se iPhone-t janë shënjestruar nga programet spiune
Iliana Yotova zgjidhet presidente e Bullgarisë, bëhet gruaja e parë në krye të shtetit
- 12:19 Zgjedhjet e 11 majit 2025, KQZ kërkon gjoba ndaj disa partive politike për shkelje të financimeve
- 12:14 “Binance”, tërheqje masive prej 3.6 miliardësh brenda pak orësh pas grabitjes më të madhe të kriptomonedhave
- 12:09 Jep dorëheqjen kryeministri i Belgjikës
- 12:00 Zelensky kushtëzon ndalimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse me raketat Patriot
- 11:58 Protesta, të rinjtë futen në Universitetin e Arteve dhe në Fakultetin e Drejtësisë, bojkotojnë mësimin studentët e Gjuhëve të Huaja
- 11:57 Deputetët dhe ministrat gjermanë paralajmërojnë se iPhone-t janë shënjestruar nga programet spiune