Protesta e studentëve dhe të rinjve vijon, ndërsa pjesëmarrësit shprehen se deri më tani nuk është përmbushur asnjë prej kërkesave të tyre. Në një prononcim për News24, një prej protestuesve kritikoi qeverinë për politikat ekonomike dhe mënyrën se si është trajtuar protesta, duke deklaruar se të rinjtë nuk do të tërhiqen.

Ai kundërshtoi pretendimet për uljen e çmimeve, duke thënë se paralelisht janë rritur taksat. Protestuesi akuzoi gjithashtu kryeministrin Edi Rama për shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe të së drejtës për protestë.

“Nuk është arritur asnjë gjë. Gjoja kanë ulur çmimet, por kanë rritur taksat. Rama po shkel qartë ligjin ndërkombëtar dhe ligjin e protestës. Shteti demokratik e ka të drejtën e ligjit të protestës. Unë nuk kam dhunuar njeri, s’kam hedhur asnjë gur, s’kam thyer kurrë gjë. Nuk kthehemi dot në normalitet, përderisa po vidhemi çdo ditë.”, tha i riu.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: