Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, Malaj prezanton paketën e mbështetjes për pensionistët dhe familjet
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka prezantuar në Komisionin e Ligjeve projektbuxhetin për vitin 2027, i cili për herë të parë parashikohet të arrijë në rreth 10 miliardë euro. Prioritet kryesor do të jetë mbështetja për pensionistët, fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet me fëmijë të vegjël.
Gjatë prezantimit, Malaj bëri të ditur se një nga ndryshimet kryesore lidhet me indeksimin e pensioneve, i cili parashikohet të kryhet në prill 2027, në vend të korrikut, siç është aktualisht.
Gjithashtu, nga janari i vitit të ardhshëm parashikohet dyfishimi i bonusit mujor për pensionistët.
Sipas ministrit, vetëm këto dy masa, indeksimi i pensioneve dhe dyfishimi i bonusit, do të kenë një kosto prej rreth 24 miliardë lekësh, ose 250 milionë euro për buxhetin e shtetit.
“Një nga prioritetet tona kryesore mbetet vijimi i mbështetjes për moshën e tretë. Pensionet zënë një vend të veçantë në buxhetin 2027. Synohet rritja e të ardhurave të pensionistëve”, deklaroi Malaj.
Ministri njoftoi gjithashtu se do të njihen kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për kujdestarët e këtyre fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Ndërkohë, do të vijojë edhe politika e bonusit të bebeve, por me një skemë të re mbështetjeje mujore deri në moshën 5-vjeçare.
“Do të dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, një politikë që e nisëm në korrik të këtij viti, si dhe njohja e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për kujdestarët e tyre. Do të vijojmë me politikën e bonusit të bebeve, por këtë herë përmes mbështetjes mujore deri në moshën 5 vjeç”, u shpreh Malaj.
Projektbuxheti për vitin 2027 pritet të vijojë diskutimet në komisionet parlamentare përpara shqyrtimit dhe miratimit në Kuvend.
Këmbimi valutor 2 nëntor/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria planifikon Eurobond rekord në 2027, 690 milionë euro borxh
Ndryshimet në ligjin për Bankën e Shqipërisë, deputeti përplaset me gazetarin: Pranoje që je i njëanshëm
- 12:26 Trazira edhe në Berlin, të rinjtë sulmojnë policinë me kokteje Molotov dhe gurë, 4 të arrestuar
- 12:19 Zgjedhjet e 11 majit 2025, KQZ kërkon gjoba ndaj disa partive politike për shkelje të financimeve
- 12:14 “Binance”, tërheqje masive prej 3.6 miliardësh brenda pak orësh pas grabitjes më të madhe të kriptomonedhave
- 12:09 Jep dorëheqjen kryeministri i Belgjikës
- 12:00 Zelensky kushtëzon ndalimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse me raketat Patriot
- 11:58 Protesta, të rinjtë futen në Universitetin e Arteve dhe në Fakultetin e Drejtësisë, bojkotojnë mësimin studentët e Gjuhëve të Huaja