Protesta studentore vijon me marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, ndërsa studentët kanë paralajmëruar se bojkoti i mësimit do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Fillimisht, studentët e Akademisë së Arteve bojkotuan procesin mësimor dhe më pas u drejtuan drejt Universitetit të Drejtësisë. Ata hynë në ambientet e universitetit, ku u bënë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre që t’i bashkohen protestës.
Gjatë marshimit, studentët theksuan se nuk do të tërhiqen nga protesta dhe se bojkoti i mësimit do të vijojë.
Mes kërkesave të tyre është edhe largimi i kryeministrit Edi Rama, ndërsa protesta pritet të vijojë me marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.













