Kylian Mbappe vazhdon të shkruajë histori me fanellën e Real Madridit. Sulmuesi francez ka arritur një statistikë mbresëlënëse në kampionatin spanjoll, duke shënuar të paktën një gol ndaj çdo skuadre me të cilën është përballur në La Liga që prej transferimit te madrilenët.
Viktima e fundit e Mbappe ishte Racing Santander. Në fitoren 3-0 të Real Madridit, të dielën pasdite, ylli francez zhbllokoi rezultatin që në minutën e 11-të, duke realizuar nga pika e bardhë e penalltisë.
Me këtë gol, Racing Santander u bë skuadra e 24-t ndaj së cilës Mbappe ka gjetur rrugën e rrjetës në La Liga. Klubi spanjoll, i cili siguroi ngjitjen në elitë në fund të sezonit të kaluar, ishte i vetmi që i mungonte francezit në këtë listë.
Por Mbappe nuk ka ndërmend të ndalet këtu. Sulmuesi i Real Madridit ka realizuar tashmë 101 gola në 117 paraqitje në kampionat me fanellën e madrilenëve dhe synon të zgjerojë edhe më tej rekordin e tij.
Objektivi i radhës është Deportivo La Coruna, një tjetër skuadër e promovuar së fundmi, ndaj së cilës francezi ende nuk ka arritur të shënojë. Rreth një muaj më vonë, Mbappe mund të ketë mundësinë të shtojë një tjetër emër në listën e viktimave të tij në kampionatin spanjoll. Një statistikë që konfirmon edhe një herë ndikimin e jashtëzakonshëm të sulmuesit francez në futbollin spanjoll.
